Salta al contenuto principale
Passa alla visualizzazione normale.

GEZIM GURGA

Francesco Solano dhe studimet arbëreshe gjatë gjysmës së dytë të shek. XX

Abstract

Francesco Solano është një nga autorët dhe studiuesit kryesorë arbëreshë të gjysmës së dytë të shek. XX, vepra e të cilit ushtroi një ndikim vendimtar në zhvillimet e mëtejshme të albanologjisë në Itali. Kjo kumtesë synon të vërë në pah dhe të sintetizojë karakteristikat kryesore të kontributit të shumëfishtë të Solanos në lëmenjtë e dialektologjisë arbëreshe, të filologjisë, të letërsisë arbëreshe dhe të mësimdhëniessë shqipes në mjedisin arbëresh.