Skip to main content
Passa alla visualizzazione normale.

MICHELE COMETA

Laudatio_Ismail Kadare

Abstract

I madh është privilegji i poetëve. Atyre u jepet të ëndërrojnë ëndrrat e njerëzimit, ëndrrat e një populli të tërë. Ismail Kadaresë i është dhënë privilegji të ëndërrojë ëndrrat e popullit shqiptar. Reinhard Kosellek, filozofi i madh i Begriffsgeschichte, i “histori- së së koncepteve” e bashkë me të edhe babai i “cultural history”, Peter Burke, kanë evokuar shpesh nevojën e një historie kulturore të ëndrrave si bazë për të kuptuar arsyet e thella të një kulture. Prej kohësh kjo histori e kulturës është zbatuar nga poetët të cilët përmes ëndrrave shkruajnë historinë e fshehtë të një populli e njëherazi të gjithë njerëzimit.