Skip to main content
Passa alla visualizzazione normale.

GEZIM GURGA

Fjalor shpjegues i fjalëve të rralla të Ketës

Abstract

Nga pikëpamja gjuhësore dhe veçanërisht leksikore Keta është pa dyshim një autor i vështirë për t’u kuptuar nga lexuesi i sotëm. Vështirësia nuk rrjedh vetëm nga karakteri arkaik dhe tejet konservativ i arbërishtes së Sicilisë, që përbën gjithsesi bazën e gjuhës së këtij autori, por mbi të gjitha nga fakti se, sikurse e ka vënë re Matteo Mandalà në kreun VI të këtij vëllimi, Keta është autori i parë në historinë e shqipes së shkruar që u përpoq të kapërcejë kufijtë dialektorë me synimin për të krijuar një gjuhë letrare ndërdialektore që të përfshinte jo vetëm prurje nga të gjitha variantet lokale të shqipes së asokohshme, por njëherazi të ishte në gjendje të përmbushte nevojat shprehëse të një gjuhe letrare të mirëfilltë për të gjitha sferat e leksikut libror dhe dituror, përfshirë lëmenj si filozofia, teologjia, hermeneutika biblike, etnografia, historiografia etj. Ky operacion largpamës solli si rezultat krijimin e një idiolekti të veçantë dhe të papërsërishëm në historinë e shqipes së shkruar.